22 Nisan 2016 Cuma

Hyrje

Hyrje

Të nderuar fëmijë, pregatituni të futeni në një botë të gjerë dhe të mrekullueshme. Në të vërtetë, kjo botë ju intereson juve mjaft. Megjithëse deri tani ju ndoshta nuk keni qenë të vetëdijshëm, por triljona punëtorë të kësaj bote kanë qenë duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për ju. Po habiteni?
Trupi ynë përbëhet nga qelizat, ku secila nga to ka një detyrë të caktuar. Figura më sipër tregon disa lloje qelizash, të cilat bashkëveprojnë me njëra-tjetrën për të na bërë të mundur jetën.
cell, body
I.QELIZAT E INDIT LIDHËS STRUKTUROR,
II. fibroplaste,  
III. qelizë kërcore, 
IV. qelizë kockore,
V. INDI NERVOR,
VI. INDI EPITELIAL,
VII. qelizë stomaku,
VIII. një tip qelize veshke,
IX. një tip qelize veshke,
X. INDI MUSKULOR,
XI. qelizë e muskulit të zemrës,
XII. qelizë e muskulit skeletik,
XIII. qelizë e muskulit të lëmuar
Kjo botë e mrekullueshme është trupi juaj dhe punëtorët që kanë qenë duke punuar për ju janë qelizat e trupit tuaj. Çdo pjesë sado e vogël e trupit tuaj është e përbërë nga qeliza. Edhe në këtë moment që ne flasim, triljona qeliza në trupin tuaj janë nën shërbimin tuaj. Madje ato janë duke punuar për ju edhe tani ndërsa ju jeni duke lexuar këtë libër. Për shembull, qelizat e syrit tuaj janë duke kryer një numër të madh proçesesh në mënyrë të vazhdueshme për t’ju mundësuar juve të lexoni këtë libër. Ndërsa ju merrni frymë, hyjnë në veprim qelizat e laringut dhe të mushkërive tuaja. Në të njëjtën kohë, qelizat e stomakut tuaj janë duke tretur ushqimin që ndoshta ju keni ngrënë pak orë më parë.
Qeliza Sekretuese
secretory cells
Dhe Ja Qelizat Tona Në Mikroskop ...
And Our Cells Go Under The Microscope
Qelizat E Syrit
Qelizë Nervore
Qelizë E Kuqe E Gjakut
Miracles In Our Bodies
 
Çfarë ne përmendëm këtu janë vetëm pak nga proçeset që në mënyrë të pandërprerë, vazhdimisht kryhen në trupin tuaj. Madje të gjitha këto ndodhin pa qenë ju fare të vetëdijshëm për to. Por si është e mundur që triljona qeliza të marra së bashku, të dinë çfarë duhet të bëjnë dhe të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për të funksionuar? Për më tepër, gjatë këtyre proceseve nuk del edhe asnjë pengesë. Asnjë nga qelizat nuk tenton të bëjë detyrën e një qelize tjetër ose të refuzojë të kryejë detyrën e saj. Përvec kësaj, të gjithë këto proçese kryhen me një shpejtësi të jashtëzakonshme.
Në faqet që pasojnë, ne do të do të analizojmë se si veprimet e përditshme, si tretja e ushqimit, frymëmarrja, të shikuarit dhe të dëgjuarit janë, në jetën reale, mjaft mahnitëse. Ne do të dëshmojmë që qelizat tona ndonjëherë sillen si ndonjë kimist që prodhon substaca kimike, ndonjëherë sillen si ndonjë inxhinier që bën llogaritje dhe ndonjëherë punojnë për të plotësuar nevojat e qelizave të tjera.
Microscope, child
 
Është befasues fakti që të gjitha këto qeliza janë shumë të vogla për t’u parë me sy të lirë. Për më tepër, qelizat e trupit tonë i kryejnë këto funksione vitale pa ndihmën e askujt. Por duhet të keni parasysh që këto qeliza nuk janë qënie njerëzore si ne. Ato as nuk mund të shohin dhe as të dëgjojnë njëra tjetrën, por as të marrin vendime “për të kryer punë inteligjente”. Ato s’kanë as veshë as mend. Ato nuk kanë studiuar për kimi, por, siç do ta shohim edhe në paragrafet e mëposhtme, ato kanë njohuri për formulat kimike dhe mund të prodhojnë substanca duke u bazuar mbi këto formula. Si ka mundësi që ato të dinë të bëjnë gjithë këto gjëra?
Ju do të mbusheni me admirim ndërsa lexoni dhe zbuloni që qelizat nuk i kryejnë të gjitha këto detyra nga zgjuarsia e tyre. Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm paraprakisht që nuk ka mundësi që ato të mund të kënë mësuar se si t’i kryejnë këto detyra, nga rastësia, thjesht me kalimin e kohës.
Megjithatë jeta jonë u detyrohet veprimeve të vetëdijshme të këtyre qenieve të vogla, të cilat ne nuk mundemi t’i shikojmë madje as me sy të lirë. Sigurisht në to ka një fakt për ne mjaft të rëndësishëm për t’u kuptuar. Egziston një posedues i një zgjuarsie të epërme që i mundëson qelizave tona t’i kryejnë gjithë këto detyra dhe u mëson atyre se çfarë të bëjnë. Zotëruesi i kësaj zgjuarsie dhe urtësie të përjetshme është Allahu, i Cili ka krijuar çdo gjë, Ai na do neve dhe na i di të gjithë nevojat dhe dobësitë tona.
laboratory
Në secilën nga qelizat e trupit tonë, të cilat janë aq të vogla sa që nuk mund të shihen me sy të lirë, kryhen më tepër proçese sesa në laboratorin që tregohet më poshtë.
Secila nga triljonat e qelizave të trupit tonë e përmbush detyrën e saj në mënyrë përfekte si rezultat i një plani të përkryer të Allahut, kështu që në këtë mënyrë ne të mund të vazhdojmë jetën tonë pa asnjë vështirësi. Të zgjuarit çdo mëngjes për të shkuar në shkollë, të shijuarit e shijes së këndëshme të mjaltit, të marrurit frymë pa asnjë vështirësi, të vrapuarit dhe luajtja me shokët në oborrin e shkollës, të shkruajturit, të lexuarit dhe mjaft gjëra të tjera që ju bëni janë vetëm në sajë të dashurisë, dhembshurisë dhe mëshirës së Allahut.
cell
Në figurën më sipër, ju mund të shihni brendësinë e një qelize. Në qendër të qelizës gjendet bërthama e saj, e cila rrethohet nga pjesët e tjera të qelizës.
I. Bërthama
II. Ribozomi
Ashtu si çdo gjë tjetër mbi tokë, Allahu ju ka krijuar në mënyrë të përkryer dhe ju ka dhënë çdo gjë që ju keni nevojë. Dhe ajo çfarë juve ju takon të bëni nga ana juaj është që ta falenderoni Zotin tonë, i Cili ju ka dhënë gjithë këto mirësi, të cilat janë dhurata më me shumë vlerë se çdo dhuratë tjetër që juve mund t’ju jepet në këtë botë.
Për këtë arsye ne na duhet të mendojmë në mënyrë të hollësishme rreth mirësive që Allahu ka derdhur mbi ne. Në ajetet e Kur’anit, Librit tonë të Shenjtë, Allahu ka dhënë mjaft shembuj për ne njerëzit që të mendojmë rreth tyre. Ajeti i mëposhtëm është një i tillë:
Është fakt në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon Allahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara ndërmjet qiellit dhe tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente. (Sure El-Bekare: 164)
Në këtë libër ne do të mendojmë rreth trupave tanë. Ne do të shohim se sa në mënyrë të përkryer dhe të menduar në hollësi është krijuar trupi i njeriut nga Allahu. Pasi të keni lexuar librin ju do ta doni Allahun akoma më shumë dhe do ta falenderoni Atë. Ju do të çuditeni me neglizhencën e madhe të njerëzve që ju rrethojnë, të cilët nuk mendojnë dhe nuk reflektojnë, dhe do të jeni të etur për t’u treguar atyre çfarë ju dini, në mënyrë që edhe ata të jenë të vëmendëshëm ndaj këtyre mirësive.
childrenchild

Një Fabrikë Gjigande Që Nuk Shihet Me Sy Të Lirë: Qeliza

Një Fabrikë Gjigande Që Nuk Shihet Me Sy Të Lirë: Qeliza

cells, human body
1 MILION QELIZA
Në një hapësire jo më të madhe se një pikë
Ashtu siç e përmendëm edhe në fillim të librit, trupat tanë përbëhen nga triljona qeliza. Ky numër nuk duhet të kalohet pa u vënë re. Në të vërtetë një triljon është një numër jashtzakonisht mjaft i madh. Trupi i një njeriu të rritur përmban rreth 100 triljon qeliza. Por në sajë të faktit që këto qeliza janë shumë të vogla, trupat tanë nuk kanë përmasa gjigande. Do të sjellim një shembull për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë se sa të vogla janë qelizat. Po të marrim dhe të bashkojmë një miljon qeliza së bashku, ato nuk zënë më shumë vend seç zë një majë gjilpëre. Megjithatë pavarësisht nga vogëlsia e saj, struktura e qelizës akoma nuk është kuptuar plotësisht. Shkencëtarët akoma vazhdojnë kërkimet e tyre për të kuptuar sistemet që ka një qelizë.
Qeliza e parë që ju formoi juve, filloi të krijohej në barkun e nënave tuaja nga bashkimi i dy qelizave, njëra e çliruar nga trupi i nënës tuaj dhe tjetra nga trupi i babait tuaj. Kjo qelizë vazhdoi të ndahej dhe dikur më vonë u bë një copë mishi. Më pas, ndërsa ato qeliza që formuan këtë copë mishi vazhduan të ndahen, duke formuar qeliza të reja, trupi juaj pak e nga pak filloi të marrë formë.
Çdo qelizë e re mori një formë tjetër. Ndërsa disa prej tyre u bënë qeliza gjaku, disa u bënë qeliza kockore dhe akoma disa të tjera u bënë qeliza nervore. Në trupin tonë ndodhen 200 tipe të ndryshme qelizash. Në fakt, të gjitha këto qeliza janë të përbëra nga komponente identike, por pavarësisht nga kjo, secila prej tyre kryen detyra të ndryshme. Për shembull, qelizat e muskujve të kofshës janë në fomën e një litari të gërshetuar në mënyrë të tillë që ju të mund të ecni dhe të vraponi. Në sajë të strukturës që kanë, muskujt e krahëve dhe të këmbëve tuaja nuk këputen nga tërheqja e tepërt kur ju jeni duke luajtur me top. Përsa i përket formës qelizat tuaja të gjakut kanë formë të rrumbullakët, detyra e tyre për të transportuar oksigjen, që kërkohet nga trupi juaj, realizohet nëpërmjet enëve të gjakut. Falë formës së tyre, ato mund të rrjedhin me lehtësi përmes enëve të gjakut së bashku me oksigjenin që ato mbartin.
Nga ana tjetër, qelizat e lëkurës, janë kapur fort me njëra tjetrën dhe të rradhitura ngushtë në një vijë të drejtë. Kështu që lëkura juaj është e papërshkueshme nga mikrobet dhe uji.
types of cells
Qelizat që ndahen dhe shumohen, siç pamë në figurën më lart, më pas ndahen në qindra tipe të ndryshëm qelizash, disa prej të cilave tregohen më poshtë.
MUSCLETISSUENERVECELL
ind muskulor
qelizë nervore
SKIN CELLSBLOOD CELLS
qeliza lëkure
rruazat e kuqe të gjakut
cable
Fijet më sipër janë bërë nga ekspertë të specializuar në këtë fushë, që do të thotë se, secila nga ato është produkt i një procesi projektimi.
Dhe kështu me rradhë, të gjitha qelizat e tjera po ashtu kanë forma saktësisht ideale, që janë të përshtatshme për të kryer detyrat e tyre. Megjithatë, është e sigurtë që këto qeliza nuk e fituan formën që ato kanë nga rastësia. Le të marrim për shembull kompjuterat, automjetet ose aeroplanët. Dikush i projektoi format dhe sistemet e nevojshme për funksionimin e secilës prej këtyre pajisjeve. Detajet më të imta janë planifikuar dhe janë marrë në konsideratë nga inxhinierët teknologë të kompanive prodhuese të këtyre pajisjeve. Automjetet janë prodhuar në mënyrë të tillë që të sigurojnë një udhëtim të sigurtë dhe të rehatshëm, televizorët janë prodhuar në mënyrë të tillë që të transmetojnë tinguj dhe imazhe vizuale të një cilësie të lartë për shikuesit. Të njëjtën gjë mund të themi jo vetëm për pajisjet teknologjike, por për çdo objekt që ne përdorim në jetën tonë. Tryezat, karriget, ndërtesat ku ju jetoni, lapsat që ju përdorni, mjetet e ngënies si lugët dhe pirunjtë e kuzhinës tuaj... secila prej këtyre është rezultat i një projektimi. Secila prej tyre është planifikuar në mënyrë të detajuar, dhe asgjë nuk ka ardhur në ekzistencë nga rastësia. Ashtu siç edhe e dini, në mënyrë që një projektim dhe një produkt të vijë në ekzistencë, nevojitet të ekzistojë një burim inteligjence.
radio
 
Tani le t’i kthehemi qelizave të trupit tonë. Qelizat tona kanë funksione dhe planifikim shumë më të avancuar se sa një televizor apo çdo pajisje tjetër teknologjike. Për më tepër, këto njësi strukturore, të cilat zotërojnë veçori të jashtëzakonshme, janë të gjalla. Ashtu siç e kemi përmendur edhe më parë, shkencëtarët akoma nuk e kanë zbuluar plotësisht sistemin e mahnitshëm të këtyre njësive të vogla.
organels
Pjesët e qelizës quhen organele. Secila nga organelet ka një detyrë të veçantë.
1-Këto enë depozitimi furnizojnë me lëndë ushqimore.
2- Lizozomet: Organelet tretëse të qelizave shkatërrojnë mbetjet dhe substancat e rrezikshme
3- Bërthama: “Truri” i qelizës mban gjenet dhe drejton aktivitetet e qelizës.
4- Mitokondritë: Këto centrale elektrike prodhojnë energji për të furnizuar me energji aktivitet e qelizës.
5- Trupat e Golxhit: Këto qeska të gjata përgatisin prodhimet e qelizës për eksport
6- Ribozomet: Këto fabrika prodhojnë proteina që përdoren nga qeliza.
7- Bërthamëza: Kjo organele prodhon dhe depoziton ribozome.
Le të japim një shembull për t'ju ndihmuar të kuptoni se sa i mrekullueshëm dhe sa i ndërlikuar është ndërtimi i qelizës: Ajo mund të krahasohet me një qytet të madh me të gjitha sistemet e përpunimit në të. Në këtë qytet ka bimë për të dhënë energji, fabrika për të prodhuar lëndët e nevojshme, magazina për t'I ruajtur ato, tuba për të transportuar materialet, po ashtu edhe laboratorë dhe rafineri. Ne vazhdojmë të jetojmë falë punës së përsosur të këtyre sistemeve në qelizat tona. Por, mos harroni se përmasat e një qelize, në krahasim me një qytet të madh, nuk janë me mijëra kilometra katrore, por vetëm një të qindtat e milimetrit.
Ju ndoshta po pyesni veten, që a nuk jeni ju, pjesë e një projektimi të tillë, të cilin mendja njerëzore akoma nuk ka mundur ta zbulojë plotësisht, që erdhët në ekzistencë brenda kësaj hapësire kaq të vogël (qelizës)?
Kjo na tregon neve që qelizat tona janë planifikuar dhe krijuar nga një qënie me inteligjencë superiore. Poseduesi i kësaj inteligjence është Allahu, i Cili na krijoi në mënyrë të përkryer deri në detajin më të hollë.


body, cell
 
FËMIJË!
Ndiqni shigjetat dhe shihni rradhën e veprimeve qe kryhen në një qelizë.
1 ve 2. Çdo përbërës i huaj ndalohet për kontroll në hyrje të qelizës.
3. Brendesia e qelizës i ngjan një fabrike që punon pa ndërprerë.
4. Në qendër të qelizës është bërthama, që shërben si një qendër analizimi të dhënash.
5. Qeliza ka gjithashtu një vend që funksionon si rafineri.
NDALO!
KALO!
BAZA E TË DHËNAVE
BAZA E TË DHËNAVE
RAFINERIA

Një Rrjet Gjigand Që Përshkon Trupat Tanë

Një Rrjet Gjigand Që Përshkon Trupat Tanë

A i keni bërë ndonjëherë vetes pyetjet e mëposhtme?
  • A më duhet tani të marr frymë?
  • A është e mjaftueshme sasia e gjakut që pompon zemra ime?
  • Sa energji kërkon një qelizë apo një organ i caktuar i imi?
  • Kur duhet ta fillojë tretjen e ushqimit që kam ngrënë stomaku im?
  • A është intesiteti i dritës që depërton në syrin tim në sasinë e duhur?
  • Cilët muskuj duhet unë që të kontraktoj në mënyrë që të lëviz krahun?
NeuronCell
Këto pyetje tingëllojnë të çuditshme, apo jo? Kjo është për arsye sepse ne asnjëherë nuk i bëjmë vetes pyetje të tilla. Por ç’është më tepër, shumica jonë, nuk janë as edhe të vetëdijshëm për kryerjen e vazhdueshme të këtyre proçeseve. Trupat tanë i kryejnë të gjithë këto proçese në mënyrë automatike. Ata përdorin rrjetin e nervave për të realizuar këto detyra. Ky rrjet përbëhet nga bashkimi i triljona qelizave nervore, të tilla siç mund t’i shikoni edhe në këto faqe. Ne mund ta krahasojmë këtë rrjet nervash, të cilat arrijnë në çdo cep të trupit tonë, me një autostradë, siç mund të shikohet në figurë. Në sajë të këtij rrjeti, qelizat në trurin tonë mund të lidhen me qelizat e muskujve të këmbëve dhe të gjitha qelizat e trupit tonë komunikojë me njëra tjetrën. Por, sistemi ynë nervor ka një sistem më të komplikuar sesa kilometra të tëra autostrade, të cilat mund të kenë shumë kryqëzime dhe korsi për automjetet që udhëtojnë në drejtime të kundërta. Ashtu sikurse automjetet udhëtojnë nga një vend tek një tjetër me anë të autostradave, po ashtu edhe impulset elektrike nervore transmetohen përmes rrjetit të nervave që përshkojnë tërë trupin tonë. Këto impulse transportojë mesazhe nga një pjesë në një pjesë tjetër të trupit. Këto impulse lëvizin në trupin tuaj me një shpejtësi të paimagjinueshme. Për shembull, kur ti dëshiron të përthyesh krahun, nga truri yt merr udhën një stimul elektrik. Gjatë këtij udhëtimi të komplikuar, ky stimul së pari ndalon pranë kordës spinale. Më pas ai vazhdon rrugën për tek organi në fjalë të cilit duhet t’i përçohet mesazhi. Muskuli juaj i krahut kontraktohet i tëri dhe ju arrini të përthyeni krahun tek bërryli. Kjo seri veprimesh ndodh në të mijëtat e sekondës.
neuron cell
Duke kondsideruar që për të hapur dhe mbyllur ngadalë sytë duhet përafërsisht një sekondë, nga kjo kuptohet se sa e shkurtër është si interval kohe, një e mijëta e sekondës. Në mënyrë të ngjashme, trurit i dërgohen stimuj nga i tërë trupi me anë të nervave. Trurit i dërgohen mesazhe në mënyrë të vazhdueshme nga çdo pjesë sado e vogël e trupit dhe me një shpejtësi mahnitëse. Në këtë mënyrë ju mund të flisni, te qeshni, të vraponi, të shijoni shijen e një akulloreje, të luani me qenin tuaj… të gjitha këto proçese ndodhin pa asnjë ndërprerje; juve ju mjafton t’ju shkojë në mendje një veprim dhe e kryeni atë menjëherë. Ju e shikoni një objekt porsa ia hidhni shikimin atij, ju i dëgjoni fjalët në të njëjtën kohë që ato fliten, dhe perceptoni nëse një objekt është i nxehtë apo i ftohtë porsa ju e prekni atë. Të gjitha këto, janë në sajë të harmonisë së përkryer ndërmjet trurit dhe sistemit tuaj nervor. Me të vërtetë, impulset nervore janë aktivë në trupin tuaj pikërisht edhe në këtë moment që ne po flasim. Nervat që gjenden në mollëzat e gishtërinjve në këtë moment që ju po lexoni këtë libër, po i dërgojnë mesazhe trurit tuaj në lidhje me peshën e librit që po mbani në duar, në mënyrë që ta mbani ngritur atë me një forcë që i përshtatet peshës së tij. Në të njëjtën kohë, trurit i dërgohen stimuj nga sytë tuaj, hunda, këmbët po ashtu edhe nga shumë pjesë të tjera të trupit tuaj.
childrenchildren
childrenchildren
Qelizat nervore janë pa pushim të zëna gjatë gjithë aktiviteteve të ditës.

neuron
Truri juaj merr, përmes nervave të shpërndara në të gjithë trupin, vazhdimisht stimuj nga pjesët e tjera të trupit. Truri i vlerëson këto stimuj dhe u përgjigjet pjesëve të duhura të trupit. Për shkak të këtyre përgjigjeve që sigurohen nga truri, ju mundeni të lëvizni, shikoni, dhe dëgjoni.
1. truri, 2. shtylla kurrizore
 Truri juaj i analizon këto stimuj ardhës dhe u dërgon përgjigje të përshtatshme pjesëve në fjalë të trupit tuaj, dhe këto të fundit veprojnë sipas këtyre përgjigjeve. Tani le t’i rikujtojmë të gjitha këto veprime. Në trupin tuaj ndodhin njëkohësisht shumë proçese. Ndërsa jeni duke lexuar një libër në të njëjtën kohë ju dëgjoni zëra nga bota e jashtme, ndjeni përkëdheljen e butë të maces tuaj ndërsa ajo kalon ndër këmbët tuaja, shijoni shijen e lëngut të ndonjë fruti që po pini, zemra juaj vazhdon të rrahë dhe shumë veprime të tjera marrin pjesë në të njëjtën kohë në trupin tuaj.
Çfarë do të ndodhte nëse do t’u jepej juve përgjegjësia për të kontrolluar të gjitha këto proçese vetëm për pak sekonda? Sigurisht që ju nuk do të ishit në gjëndje t’i kontrollonit të gjitha në të njëjtën kohë. Por megjithatë, në sajë të krijimit të përkryer të Allahut, truri juaj dhe pjesët e tjera të trupit tuaj operojnë së bashku dhe i ekzekutojnë të gjitha këto detyra pa pasur nevojë për ndonjë ndërhyrje nga ana juaj.
Të gjitha tipet e informacioneve transmetohen nga trupi për tek truri juaj në formën e stimujve elektrikë, të cilët kanë nevojë që të interpretohen. Vetëm atëherë ju mund të perceptoni butësinë e përkëdheljes së qenushit tuaj, freskinë e erës, shijen e lëngut të pjeshkës, erën e këndëshme të patateve të skuqura. Mirë atëherë, a mendoni që është e mundëshme për trurin tuaj, i cili është vetëm një copë mishi që nuk peshon më shumë se 1.5 kilogram, t’i përmbushi të gjitha këto detyra vetë? Sigurisht që jo. Vetëm në sajë të krijimit të mrekullueshëm të Allahut, truri juaj mund t’i kryejë të gjitha këto procese në të njëjtën kohë.


Qeliza në të majtë me ato zgjatimet si flokë është një qelizë nervore (neuron). Bilionë qeliza nervore, që ndërlidhen nëpërmjet këtyre degëve që dalin nga trupi i qelizës, formojnë një rrjet (nervor) pikërisht në trupin tuaj. Midis fundeve nervore ekzistojnë hapësira, dhe sinjalet nervore u transmetohen qelizave të tjera nervore përmes këtyre hapësirave.
I. dendritet,
II. bërthama,
III. nukleola
neuron cell

childrenchildren

Ju do të hapni dhe mbyllni sytë me shpejtësi kur një miku juaj ju afrohet pa zhurmë dhe shihni papritur duart e tij para syve tuaj dhe ju nuk e keni vënë re ardhjen e tij apo të saj. Nuk ka zgjedhje tjetër, sepse ky është refleks. Refleksi është një përgjigje e menjëhershme dhe e pavullnetshme. Arsyeja përse kjo përgjigje është kaq e shpejtë është sepse stimujt, në raste të tilla nuk transmetohen në tru, por përgjigjja e kërkuar merret direkt nga shtylla kurrizore. Kjo është një dhuratë e rëndësishme që Allahu krijoi për ne, sepse falë këtyre reflekseve, ne jemi të mbrojtur nga shumë rreziqe.
reflex
Për shembull, ju e tërhiqni menjëherë dorën kur prekni një gotë të nxehtë. Refleksi është një mekanizëm sigurie që Allahu krijoi në trupin tonë për të na mbrojtur. Me frymëzimin e Allahut, stimujt nervorë lëvizin me një shpejtësi afërsisht 9 kilometra në sekondë dhe në këtë mënyrë ju jeni të mbrojtur nga shumë rreziqe.

SI FUNKSIONON TRURI?
Shpërndani mbi dysheme në mënyrë të çrregullt pjesët e një loje enigmë, me forma të ndryshme të një figure dhe supozoni që këto pjesë janë e tërë njohuria që keni rreth botës. Për shembull, lë të supozojmë që disa prej këtyre formave përfaqësojnë dritën, disa të tjera përfaqësojnë ngjyrat, dhe disa të tjera tingujt. Tani merrini këto pjesë një nga një dhe filloni t'i bashkoni për të formuar figurën si të tërë. Për të realizuar detyrën e mësipërme juve ju duhet një kohë e gjatë të menduari, ndërsa truri juaj e realizon këtë në të qindtat e sekondës, i cili funksionon në sajë të frymëzimit të dhënë nga Allahu. A e dini si e bën ai këtë?
Truri mbledh informacionet e mara nga sytë, hunda, veshët, lëkura, goja etj., dhe i interpreton ato. Ai që e mundëson këtë interpretim, është bashkimi i 100 bilion qelizave nervore të trurit. Këto qeliza veprojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe ju bëjnë të mundur të shihni ngjyrën e mollës që po hani, të njihni zërin e një mikut tuaj të ngushtë dhe të perceptoni aromën e një çokollate të ngrohtë.

brain
1-shijimi  2-të folurit  3-lëvizja  4-prekja  5-nuhatja  6-gjumi
7-dëgjimi  8-shikimi  9-ekuilibri
Ju do të hapni dhe mbyllni sytë me shpejtësi kur një mik i juaji ju afrohet pa zhurmë dhe shihni papritur duart e tij para syve tuaj dhe ju nuk e keni vënë re ardhjen e tij apo të saj. Nuk ka zgjedhje tjetër, sepse ky është një refleks. Një refleks është një përgjigje e menjëhershme e pavullnetshme. Arsyeja përse kjo përgjigje është kaq e shpejtë është sepse stimujt, në raste të tilla nuk transmetohen në tru, por përgjigjia e kërkuar merret direkt nga korda spinale. Kjo është një dhuratë e rëndësishme që Allahu krijoi për ne, sepse falë këtyre reflekseve, ne jemi të mbrojtur nga shumë rreziqe. Për shembull, ju e tërhiqni menjëherë dorën kur prekni një gotë të nxehtë. Refleksi është një mekanizëm sigurie që Allahu krijoi në trupat tanë për mbrojtjen e tyre. Me inspirimin e Allahut, stimujt nervor lëvizin me një shpejtësi afërsisht 9 kilometra në sekondë dhe në këtë mënyrë ju jeni të mbrojtur nga shumë rreziqe.
Pamja në faqen tjetër tregon në brendësi të trurit disa fëmijë që janë duke folur, duke dëgjuar, duke nuhatur dhe duke fjetur.
Sigurisht që kjo është një figurë imagjinare, që ka si qëllim të tregojë pjesët e veçanta të trurit dhe funksionet e tyre. Në të vërtetë, truri është i përbërë nga qeliza nervore të cilat mund të shihen vetëm me mikroskop. A mendoni që vetë qelizat tuaja nervore mund të shikojnë kukullën tuaj të preferuar ose te shijojnë shijen e një akulloreje me çokollatë? Sigurisht që jo. Kjo për arsye sepse qelizat nervore janë të përbëra prej pjesësh fare të imta mishi. Kështu që me doemos duhet të ekzistojë një qënie tjetër me fuqi të epërme i cili e ka krijuar këtë botë të mrekullueshme. Kjo qënie është Allahu. Allahu, pronari i çdo gjëje, krijon çdo gjë në mënyrë të përkryer dhe na paraqet secilit prej nesh një jetë të mrekullueshme dhe të bukur. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë ndaj kësaj mirësie është që të jemi mirënjohës dhe falenderues ndaj Zotit tonë. Për shembull Allahu na ka dhënë sytë dhe veshët, dhe na ka urdhëruar ta falenderojmë Atë për këto:

Është Ai që krijoi të dëgjuarit, të parët dhe zemrat për ju. Sa pak jeni falenderues! (Sure Mu'minun:78)

Udhëtimi Që Bën Ushqimi Që Ne Hamë Në Trupin Tonë

Udhëtimi Që Bën Ushqimi Që Ne Hamë Në Trupin Tonë

Energjinë e nevojshme për nevojat trupore ne e sigurojmë nga ushqimet dhe pijet e ndryshme. Megjithatë, çdo ushqim që ne hamë, për shembull makaronat, mishi apo bananet fillimisht kanë nevojë të treten para se të jenë të gatshme të përdoren nga trupi ynë. Pasi këto ushqime janë tretur, ato përdoren nga qelizat e trupit tuaj. Sheqeri që përmbahet në një banane apo në një mollë siguron karburantin për qelizat tuaja dhe rrit energjinë tuaj; proteinat që përmbahen tek mishi janë thelbësore për rritjen e numrit të qelizave tuaja, pra kështu edhe të trupit tuaj. Tani mundohuni të ktheheni mbrapa në kohë, në foshnjërinë tuaj.
grow
1 Vjeç
7 Vjeç
11 Vjeç
Kur ju lindët ju ishit afërsisht 2-3 kilogram. Pesha juaj rritet në 30-35 kilogram kur ju jeni 10 vjeç, në 40-50 kilogram kur arrini moshën 15 vjeç dhe 50-60 kilogram kur arrini moshën 20-25 vjeç.
Arsyeja për këtë diferencë kaq të madhe është fakti që substancat e ushqimeve që ju konsumoni i shtohen trupit tuaj me kalimin e kohës. Disa nga këto ushqime sigurojnë energjinë që ju nevojitet për të ngarë bicikletën, për të vrapuar dhe për të luajtur, ndërsa një pjesë e tyre i shtohen trupit tuaj dhe formojnë mishin dhe kockat tuaja. Materialet e tepërta shkarkohen jashtë trupit. Të gjitha këto proçese kryhen në sistemin tuaj të tretjes. Gjendrat dhe organe të tilla si stomaku, zorrët dhe pankreasi kanë rolin e tyre në proçesin e tretjes.
digestive system
GJATËSIA TOTALE E APARATIT TRETËS, DUKE FILLUAR NGA GOJA DERI NË FUND TË ZORRËVE, ËSHTË 10 METRA.
1- Gjëndrat e pështymës sekretojnë pështymë, e cila fillon copëzimin e ushqimit.
2- Ushqimi fillimisht është në formën e karbohidrateve komplekse.
3- Karbohidratet më pas copëzohen në sheqer të thjeshtë.
4- Glukoza shkon në mëlçi.
5- Insulina i tregon mëlçisë që ta ruajë glukozën në formën e glikogjenit.
6- Mëlçia ruan një pjesë të glukozës si glikogjen.
7- Glukagoni i tregon mëlçisë ta transformojë glikogjenin në glukozë.
8- Kur sasia e sheqerit në gjak është e ulët, pankreasi dërgon hormonin glukagon në mëlçi.
9- Kur sasia e sheqerit në gjak është e lartë, pankreasi dërgon në mëlçi hormonin insulinë.
10- Pankreasi sekreton disa lloje enzimash në pjesën e fillimit të zorrës së vogël.
11- Enzimat që gjenden në pjesën e fillimit të zorrës së hollë i shpërbëjnë karbohidratet në sheqer të thjeshtë.
12- Glukoza përthithet duke kaluar në rrjedhën e gjakut.
Funksionimi i sistemit të tretjes është i ngjashëm me funksionimin e një rafinerie nafte. Nafta e papastër që vjen tek rafineria si material i papërpunuar përpunohet nga makineri të posaçme dhe rafinohet në mënyrë të tillë që të jetë e përdorshme. Ushqimet që ne hamë në fazën e parë janë materiale të papërpunuara, më pas ato përpunohen në stomak ashtu që të përdoren nga trupi. Pasi të jenë coptuar në stomak dhe në zorrë, ushqimet e ngrëna bëhen gati për t’u përdorur si ushqim për qelizat dhe tranportohen në vendet e përshtatshme të trupit nëpërmjet enëve te gjakut.
factory
 
Në një rafineri nafte nga përpunimi i një substance fillestare dalin një sërë nënproduktesh, për shembull benzina, e cila përdoret si karburant për automjetet, ose goma që përdoret si shuall për këpucët tuaja. Në mënyrë të ngjashme, lëndët ushqyese që gjenden në ushqimet që ju hani, ndahen në yndyrna, sheqerna dhe karbohidrate në stomakun tuaj. Por duhet të kini parasysh se ajo çfarë ndodh në stomakun tuaj pasi keni ngënë një sanduiç të shijshëm, është akoma shumë më komplekse se ajo çfarë ndodh në një rafineri. Por ç’është më tepër, këto seri veprimesh të cilat ne do t’i diskutojmë më poshtë nuk marrin pjesë në ndonjë fabrikë gjigande, por në një zonë shumë të vogël brenda trupit tuaj.
Gjatësia totale që ushqimit i duhet të kalojë në mënyrë që të tretet është 10 metra. Kjo gjatësi është afërsisht 6-7 herë më e madhe se gjatësia mesatare e trupit të njeriut dhe është një diçka e mahnitshme se si një gjatësi e tillë është përshtatur në trupat tanë. Si ka mundësi që një kanal i tillë kaq i gjatw të jetë vendosur në trupin e njeriut? Përgjigjia ndaj kësaj pyetje tregon edhe një herë tjetër që ekziston një projektim i veçantë në krijimin e trupave tanë.
Siç mund ta shikoni edhe në figurë, meqenëse aparati i tretjes është mbledhur kutullaç, pavarësisht nga gjatësia e tij ai është përshtatur në një zonë shumë të vogël. Kjo formë e veçantë është një projektim i përkryer i Zotit tonë, i Cili ka krijuar çdo gjë. Kjo veçori e sistemit të tretjes është vetëm njëra nga mrekullitë që Allahu ka krijuar në trupat tanë.
A e dini përse dhëmbët tuaj kanë forma të ndryshme?
Arsyeja se përse dhëmbët kanë forma të ndryshme është sepse secili prej tyre ka detyra të ndryshme. Për shembull dhëmbët tuaj të parë janë të mprehtë, kështu që ju mund kafshoni një mollë me lehtësi. Çfarë do të ndodhte sikur dhëmballët tuaja të ishin përpara? Po, keni të drejtë. Ju nuk do të ishit në gjendje ta kafshonit mollën me të tillë dhëmbë. Po ashtu, nëse dhëmbët tuaj të parë do të ndodheshin në pjesën e prapme të gojës, ju nuk do të ishit në gjëndje ta bluanit ushqimin që ju hani.
Ashtu si çdo pjesë sado e vogël e trupit tuaj, edhe dhëmbët në gojën tuaj janë rregulluar nga Allahu në mënyrën më të përshtatshme dhe më të favorshme për ju.
teeth

Në pjesën e prapme të gjuhës jetojnë bakterie të dobishme.
Bakteriet ne përgjithsi njihen si shkaktare sëmundjesh, dhe për të qenë të mbrojtur nga efektet e tyre të dëmshme, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me pastërtinë si të trupave të tyre ashtu edhe të ambjenteve ku ata jetojnë. Por megjithatë, jo shumë kohë më parë, shkencëtarët zbuluan ekzistencën e disa bakterieve të dobishme në trupin e njeriut, dhe në veçanti në pjesën e prapme të gjuhës. Po, fjalinë e mësipërme e lexuat saktë; ka edhe bakterie të dobishme në trupin tuaj. Detyra e bakterieve në fund të gjuhës është që të ngordhin mikrobet e dëmshme që ndodhen në stomakun tuaj. Por sigurisht që kjo nuk është një detyrë e lehtë dhe për këtë kërkohen një seri veprimesh. Para së gjithash, këto bakterie shndërrojnë nitratin që gjendet në perimet jeshile në nitrit. Megjithatë, proçesi nuk ka mbaruar akoma. Nitriti, në bashkëpunim me pështymën që sekretohet në gojë, ka një efekt vrasës ndaj mikrobeve. Me fjalë të tjera, bakteriet që ndodhen në fundin e gjuhës ndihmojnë në prodhimin e një substance mikrobvrasëse. Siç e dini mikrobet shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Falë bakterieve të dobishme që prodhojnë një substancë mikrobvrasëse, ju jeni të mbrojtur ndaj shumë sëmundjeve. Këto bakterie të dobishme janë një nga manifestimet e mëshirës së Zotit tonë, i Cili i krijoi trupat tanë në mënyrën më të përkryer. Allahu neve na ka dhënë shumë bukuri dhe dhurata. Përsa i përket pamundësisë për t’i numëruar këto dhurata në një ajet Kur’anor thuhet si më poshtë:
behind the language
Nëse do të mundoheshit t’i numëronit mirësitë e Allahut, ju kurrë nuk do të arrinit t’i numëronit ato. Allahu është i Mëshirshëm dhe Falës i Madh. (Sure En-Nahl: 18)

SI E TRET STOMAKU USHQIMIN?

children
 
Tani le të ndërmarrim një ekzaminim më të detajuar të procesit të tretjes. Le të konsiderojmë dhe shqyrtojmë frymëmarrjen, të notuarit, ngarjen e një biçiklete, të ngënurit… Këto veprime janë pjesë e jetës sonë të përditshme, megjithatë në pjesën më të madhe të kohës ne as nuk na shkon në mendje se si ndodhin këto veprime. Trupat tanë kanë nevojë për energji. Ne tashmë e kemi shpjeguar që këtë energji e marrim nga ushqimi që ne hamë. Por ushqimi që kërkon trupi duhet të jetë i thjeshtë dhe i grimcuar në përmasa të tilla që të jetë në gjëndje të kalojë nëpër enët e gjakut. Përndryshe ai nuk do të ketë mundësi të depërtojë në qeliza. Megjithatë ushqimet që ne hamë gjenden në copa të mëdha. Kështu që na nevojitet një makineri që t’i mundësojë trupit tonë ta përdorë ushqimin që hamë. Në fakt, ne mund ta quajmë shkurt këtë një mulli, i cili në parim copëton ushqimin që ne hamë në pjesëza më të vogla. Kjo makinë bluajtëse në trupin tuaj, quhet “sistemi i tretjes”.
Ky sistem, si çdo makineri, përbëhët nga komponente të ndryshme dhe në sajë të funkionimit të përkryer të secilit prej këtyre komponentëve, ne mundemi të tresim ushqimin. Por është thelbësore që komponentët e sistemit të tretjes të funksionojnë në harmoni dhe në mënyrë të plotë sepse përndryshe prishet komplet sistemi.
Lë të sjellim një shembull për të ilustruar se përse të gjitha komponentët e sistemit duhet të jenë të plota për funksionimin e duhur të tij:
food
Një makinë lodër me komandim në distancë përbëhet nga pjesë të tilla si: rrotat, një pajisje kontrolli, motorri, bateritë, ingranazhet, bobina elektrike, antena etj. Në mënyrë mjaft të ngjashme sistemi i tretjes është i përbërë nga komponentë të ndryshëm. Këto komponentë përfshijnë dhëmbët, gojën, ezofagun, stomakun dhe zorrët.
CoverstheLarynx
 
Në trupin tonë ekziston një portë mbrojtëse: epiglota e cila është vendosur në fillim të laringut. Ky kapak mbulon hapjen e kalimit të ajrit gjatë gëlltitjes, duke penguar ushqimin apo lëngjet që të hyjnë në laring.
 
I. Epiglota e hapur,   II. Epiglota e mbyllur.
Tani mendoni, a do të funksiononte një makinë e komanduar në distancë nëse ajo nuk do të kishte antenë apo rrota? Sigurisht që jo. Makina mund të ecë vetëm nëse ajo i ka të gjitha pjesët e saj. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për sistemin e tretjes. Ekzistenca e stomakut do të ishte e pakuptimtë nëse nuk do të kishte gjithashtu edhe një ezofag, sepse ai që e transporton ushqimin për në stomak është ezofagu. Në të njëjtën mënyrë, zorrët nuk do të kishin ndonjë dobi nëse nuk do të ekzistonte stomaku, për arsye se ushqimet që treten në stomak më pas kalohen për në zorrë, vend ku ushqimit i jepet forma e duhur që të jetë i përshtatshëm për t’u transportuar në qelizat e trupit.
car
 
Kjo na tregon qartë që Zoti ynë, Krijuesi i çdo gjëje, ka krijuar për ne një sistem që është i përkryer nga çdo anë që ta marrim. Kjo tregon edhe një herë që nuk ka zot tjetër përveç Zotit tonë:
Zoti juaj është vetëm Allahu, që nuk ka zot tjetër përvec Tij. Ai ka përfshirë çdo gjë me diturinë i Tij. (Sure Ta Ha: 98)

MAKINA TRETËSE FILLON PUNËN...

Tretja fillon në gojë. Karbohidratet që gjenden në ushqimet që ju hani, pikësëpari copëtohen në copa më të vogla nga pështyma që gjendet në gojën tuaj. Për shembull, ushqimi që ju hëngrët në mëngjes fillimisht filloi të copëtohej në gojë. Por që të zbërthehet plotësisht djathi së bashku me bukën që ju hëngrët, nevojitet një kohë më e gjatë.
digestive
 
stomaku
 
fshikëza e tëmthit
 
pankreasi
 
zorra e hollë
Lëndët ushqimore të copëtuara në gojë kalojnë përmes ezofagut dhe arrijnë në stomak. Në stomak merr pjesë një tjetër gjëndje e mrekullueshme ekuilibri. Tretja e ushqimit në të kryhet nga një lëng shumë i fortë. Ky lëng është acid klorhidrik.
That is Allah, your Lord. There is no god but Him, the Creator of everything. So worship Him. He is responsible for everything. Eyesight cannot perceive Him but He perceives eyesight. He is the All-Penetrating, the All-Aware.
(Surat al-An'am: 102-103)
Ashtu siç e dini, acidet janë materiale gërryese. Ato janë në gjëndje të shpërbëjnë çfarëdo lloj gjëje me të cilën ato bien në kontakt. Për shembull, ajo çka nënat tuaja përdorin për të pastruar një prizë me vrima të bllokuara është një lëndë më përmbajtje acide. Për të shkatërruar papastërtitë apo hedhurinat që kanë bllokuar psh. tubin e lavamanit, janë lëndët acide ato që mundësojnë zhbllokimin nga këto papastërti. Është falë acidit të fortë që gjendet në stomak arsyeja që ushqimet, të cilat janë në copa të mëdha, kur ato fillimisht mbërrijnë në stomak, zbërthehen në pjesëza më të vogla në mënyrë që të përdoren nga trupi. Por ka akoma një pikë tjetër që duhet vënë re.
STRUKTURA E BRENDSHME E STOMAKUT
Tipe të ndryshme qelizash të stomakut sekretojnë sekrecione të ndryshme, të cilat shërbejnë për të tretur ushqimet që hamë.
internal structure of the stomach
I. stomaku,
II. qeliza e sipërfaqes së mukozës,
III.plagëz në stomak (difekt i mukoz ës)
IV.qelizë e sipërfaqes së mukozës (sekreton mukus)
V. qelizë e qafës së mukozës (sekreton mukus)
VI. qelizë anësore (sekreton acid klorhidrik dhe faktorin intrinsik)
VII. qelizë principale (sekreton pepsinogjen)
VIII. qeliza G e prodhimit të hormoneve (sekreton gastrinë)

children, juice
fast food
Ne kemi përmendur që ushqimi i ngrënë zbërthehet në pjesëza të vogla nga stomaku ose acidet e stomakut. Por si ka mundësi që ky acid nuk e shkatarron vetë stomakun, i cili është i përbërë prej mishi? Tani, mendoni rreth kësaj çështjeje. Acidet e stomakut tresin mishin që psh., hëngrët për darkë, dhe nuk gërryen stomakun, i cili edhe ai është po ashtu një copë mishi. Si ka mundësi që kjo të jëtë kështu? Në këtë pikë, përsosmëria në krijimin e Zotit tonë shpaloset edhe një herë tjetër. Allahu, i Cili ka krijuar çdo gjë në mënyrë të përkryer, ka projektuar një mburojë në stomak në mënyrë të tillë që ai në vetvete të mos gërryhet.
Këtë mburojë mund ta përshkruajmë në mënyrë të përmbledhur si më poshtë; një lëng tjetër që quhet “mukozë”, sekretohet në stomak gjatë proçesit të tretjes në mënyrë që të acidin klorhidrik ta shkatarrojë stomakun. Një shtresë e vecantë mukoze shërben si veshje e brendëshme e stomakut dhe e mbron atë nga dëmtimi që mund të shkaktohet nga ky acid i fuqishëm. Në këtë mënyrë stomaku nuk tret veten e tij.
ice cream
strawberry
 Vendndalimi tjetër përgjatë itinerarit të tretjes janë zorrët. Lëndët ushqimore zbërthehen në pjesë akoma më të vogla dhe bëhen kështu të gatshme për përdorim nga trupi, gjatë kalimit të tyre përmes dy zorrëve, e madhja dhe e vogla. Ajo çfarë është e dobishme nga këto lëndë ushqimore futet në sitemin e qarkullimit të gjakut dhe mbetjet e panevojshme shkarkohen jashtë trupit nga sistemi i jashtëqitjes. Fazat nëpër të cilat ushqimi i ngrënë kalon në zorrë janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Tretja vazhdon po ashtu si tek stomaku edhe në zorrë. Lëndët ushqimore zbërthehen në pjesëza akoma më të vogla. Ato tashmë janë aq të vogla saqë mund të përthithen nga enët e gjakut që ndodhen në pjesën e brendëshme të zorrëve dhe futen kështu në sistemin e qarkullimit të gjakut për t’u transportuar në çdo pjesë të trupit.
potato
chocolate

Fëmijë, ju tashmë duhet ta keni kuptuar që sistemi i tretjes është planifikuar në mënyrë të plotë dhe të përkryer. Gjatë udhëtimit të tij, i cili fillon nga goja, vazhdon më tej me ezofagun, stomakun dhe zorrët, ushqimi i ngrënë kalon nëpër disa faza. Dhe më në fund përfitohen lëndët ushqimore që qelizat e trupit tonë kërkojnë. Këto lëndë thithen në zorrë dhe shpërndahen në trup përmes rrjedhës së gjakut. Proçesi i tretjes së ushqimit do të ishte shumë i vështirë nëse ky mekanizëm nuk do të punonte në mënyrë kaq perfekte.
Stomaku
Një nga funksionet e stomakut, përveç tretjes, është edhe depozitimi: Ushqimi që arrin në stomak qëndron këtu për një periudhë kohe. Më pas, ai pak nga pak kalon në zorrën e hollë për copëzim të mëtejshëm. Nëse ushqimet që hani nuk do të depozitoheshin në stomak, juve do t'ju duhej të hanit çdo 20 minuta, për arsye se stomaku juaj do të mbetej vazhdimisht i boshatisur dhe do të ndjeheshit të uritur gjatë gjithë kohës.
stomach
Para së gjithash, nëse ne nuk do të kishim dhëmbë, ne nuk do të kishim mundësi të përtypnim ushqimin në mënyrë të mjaftueshme dhe ai nuk do të kalonte poshtë përmes fytit. Por edhe nëse do të kalonte ai do ta dëmtonte seriozisht ezofagun. Nëse stomaku ynë nuk do ta treste ushqimin, çdo gjë që ne do të hanim do të mbeste si një masë e madhe në stomak, gjë e cila do të ishte mjaft shqetësuese. Përveç kësaj, si rezultat i pamundësisë për të tretur ushqimin, trupat tanë nuk do të siguronin ushqimin për të cilin ata kanë nevojë. Një trup i pa ushqyer humbet forcat e tij me kalimin e kohës dhe qelizat e trupit fillojnë të vdesin. Por ne nuk përjetojmë gjëra të tilla, sepse Zoti ynë krijoi çdo detaj të trupit tonë në mënyrë perfekte. Ky sistem i mrekullueshëm punon në mënyrë të përsosur, dhe ne jemi pothuaj të pavetëdijshëm për një sistem të tillë. Kjo mrekulli në krijim përshkruhet në ajetin e mëposhtëm:
fruit, children, juice

Ai është Allahu – Krijuesi, Bërësi, Formësuesi. Atij i përkasin Emrat Më të Bukur. Çdo gjë në qiej dhe në tokë madhëron Atë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.(Sure El-Hashr:24)